Miratohet vendimi në sesionin e parë të Mini-Shengenit Ballkanik, udhëtimi nga Shqipëria në Serbi e anasjelltas vetëm me karta ID

Mos i humb

Falë një marrëveshjeje të nënshkruar në sesionin e parë të Mini-Shengenit Ballkanik sot, qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia mund të lëvizin në vendet respektive me vetëm një kartë ID.

Në fakt marrëveshja ishte trepalëshe, Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe do të jetë anasjelltas.

Sipas Presidentit serb Vuçiç me këtë masë lehtësuese do të synohet një shtim i turistëve shqiptarë në Serbi, dhe edhe më shumë turistë serbë drejt bregdetit shqiptar.

Po ashtu një memorandum bashkëpunim u arrit mes tre vendeve për sa kohë që do të ekzistojë pandemia që tre shtetet të ndihmojnë njëra-tjetrën kur kanë nevojë në luftën e ndaj COVID-19. Vendimi i parë lehtësues është pikërisht kalimi mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë pa test PCR, pra lirshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit