Teksa për shkak të covidit gjyqet emergjente në Gjykatën e Lezhës zhvillohen online duke u lidhur me scype me te dënuarin në burg, gjyqtaren në sallë e prokuroren, shumë gjykata të prekur nga covidi kanë probleme me transparencën apo dhe zvarritjet e seancave.
Ligji i proceseve të hapura për publikun dhe median nuk po aplikohet më.
Por kjo ka sjellë mos afishim datash të proceseve e njëkohësisht nuk dihet se çfarë vendimesh jepen.
Gjyqtari i kryeqytetit Erion Bani tha se disa gjyqe të caktuara mund te zhvillohen online edhe nga gjykata më e madhe në vend.


