OBSH dërgon 200 ton medikamente dhe pajisje mjekësore në Jemen

Mos i humb

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar 200 ton medikamente dhe pajisje mjekësore në Jemen.

Në një deklaratë me shkrim nga OBSH thuhet se në Jemen janë dërguar 200 ton medikamente dhe pasisje mjekësore dhe se aeroplani 4BM i cili transporton medikamentet këtë javë ka arritur në aeroportin e kryeqytetit jemenas Sana.

Më tej thuhet se në konteinerë ndodhen medikamentet të cilat përdoren për trajtime emergjente, insulinë, antibiotikë, vaksina të tërbimit, serumë, si dhe pajisje dhe mjete tjera mjekësore.

Në deklaratë nënvizohet se 16.4 milionë njerëz në Jemen janë të privuar nga shërbimet shëndetësore ku spitalet dhe institicionet shëndetësore për rreth 3 vite ballafaqohen me probleme të mungesës së medikamenteve dhe të pajisjeve shëndetësore.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Jemen, Nevio Zagaria theksoi rëndësinë e përmbushjes së mangësive në stoqet e institucioneve shëndetësore në vend.

Zagaria tha se ndihmat e dërguara janë tejet të rëndësishme për vazhdimin e punës së institucioneve shëndetësore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit