Izraeli nënshkruan marrëveshje me Pfizer për të blerë vaksinën kundër COVID-19

Mos i humb

Administrata izraelite nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane të ilaçeve Pfizer për të blerë vaksinën potenciale që është në zhvillim e sipër kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton  (AA).

Izraeli që dëshiron të blejë vaksinën potenciale kundër COVID-19 të Pfizer dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, kompania e bashkëthemeluar nga shkencëtari turk Prof. Dr. Uğur Şahin, ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në konferencën për media tha se kanë nënshkruar marrëveshje me Pfizer për blerjen e vaksinës kundër COVID-19.

Netanyahu tha se nga Pfizer do të marrin 8 milionë doza të vaksinës dhe se me këtë do të vaksinojnë 4 milionë izraelitë kundër virusit.

Ai tha se vaksina potenciale do të jetë e mundshme për qasje nga muaji janar, duke shtuar se në muajt e ardhshëm do të rrisin numrin e vaksinave.

“Është shfaqur drita në fund të tunelit”, tha Netanyahu.

Pfizer dhe BioNTech më parë kishin njoftuar se vaksina potanciale që e kanë zhvilluar kundër COVID-19 është 90 për qind efektive kundër virusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit