UNICEF paralajmëroi dje për një “brez të humbur”, ndërsa pandemia e COVID-19 zvarritet dhe vazhdon të dëmtojë arsimin, ushqimin dhe shëndetin e fëmijëve.
Në një raport të ri, agjencia e OKB-së zbuloi se fëmijët dhe adoleshentët zënë 11 % të rasteve globale të koronavirusit të ri.
“Gjatë tërë pandemisë së COVID-19 ka pasur një mit të vazhdueshëm se fëmijët mezi preken nga sëmundja. Nuk mund të ketë gjë më larg së vërtetës”, tha tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore, në një njoftim për shtyp.
Ajo vuri në dukje se përçarjet në shërbimet kryesore shëndetësore dhe sociale, si edhe nivelet e rritjes së varfërisë, paraqesin kërcënimin më të madh për të rinjtë.
“Sa më gjatë të vazhdojë kriza, aq më i thellë është ndikimi i saj në arsimimin, shëndetin, ushqimin dhe mirëqenien e fëmijëve. E ardhmja e një brezi të tërë është në rrezik”, shtoi ajo.
Raporti gjeti një rënie të mbulimit të shërbimit shëndetësor në një të tretën e 140 vendeve të anketuara, kryesisht për shkak të frikës nga infektimi.
Kjo përfshin vaksinimet rutinë, kujdesin ambulator dhe shërbimet shëndetësore të nënave.