U zhvillua takimi i 9-të i Rrjetit Shqiptar mbi Edukimin Financiar

Mos i humb

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), një organizëm i krijuar në vitin 2018, i cili mbështetet nga 9 institucione financiare dhe organizata përfaqësuese të operatorëve të tregut: Shoqata Shqiptare e Bankave, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Mikrofinancës  Shqiptare, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqata e Tregtimit të Titujve, Bursa Shqiptare e Titujve, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim si dhe Shërbimi Kombëtar Rinor, në kushtet e pazakonta të pandemisë Covid-19, realizoi on-line takimin e 9-të të saj, nën kujdesin e dy prej anëtarëve të saj, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatës të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

Në këtë takim mori pjesë edhe znj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtor Ekzekutiv i Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare. Në fjalën e saj  përshëndetëse znj. Kaçi vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm që ka edukimi financiar i konsumatorëve në një ekonomi tregu dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve për të realizuar me sukses këtë proces.

“Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbështet çdo inisiativë, në shërbim të edukimit financiar të publikut, madje edhe vetë është i angazhuar në këtë drejtim, duke e konsideruar atë si një nga prioritet e punës së tij.

Për të gjithë ne, sfidë mbetet bashkërendimi i një platforme mbarëkombëtare për edukimin financiar, duke bërë bashkë aktorët dhe operatorët e tjerë të tregut, përfshirë edhe institucione të tilla si Banka e Shqipërise, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, etj.”, theksoi ndër të tjera znj. Kaci.

Pjesëmarrësit në këtë takim u ndalën dhe diskutuan mbi disa tema me interes për tregun financiar, si :

  • Sigurimi i Shëndetit në kushtet e pandemisë Covid-19;
  • Zhvillimet aktuale në tregun e pensioneve private, sigurimin e jetës dhe fondet e investimeve;
  • Të rejat më të fundit në Bursën Shqiptare të Titujve dhe Tregjet e Kapitaleve;
  • Fushata edukuese mbi “Huamarrjen e Zgjuar” në Tregun e Mikrofinancës;
  • Dua Partner Invest – Një platformë e re e Partnerëve Shqipëri që i shërben komunitetit të startup-eve duke sjellë bashkë investitorë, konsulente dhe startup-e.

Me interes të veçantë u ndoq nga të pranishmit prezantimi i të ftuarës speciale, Znj. Anja Deinzer, përfaqësuese e Savings Banks Foundation for International Cooperation.

Znj.Deinzer prezantoi Sparkassenstiftung für internationale Kooperation (Sparkassenstiftung) dhe projektin e kësaj të fundit në Shqipëri për një analizë të thelluar lidhur me edukimin financiar dhe përfshirjen financiare si në zonat urbane ashtu edhe në  ato rurale.

Sparkassenstiftung ështe një agjenci zbatuese e Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë. Në këtë kontekst ajo mbështet partnerë publikë, jo-publikë dhe sektorin privat që së bashku të realizojnë masa zhvillimore me qëllim rritjen e shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të fermerëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit