Ministria Palestineze e Shëndetësisë ka regjistruar 17 vdekje dhe 1.946 raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, raporton (AA).
Sipas ministres së Shëndetësisë, Mai Al-Kaila, ky është numri më i lartë i infeksioneve të regjistruara në Palestinë që nga fillimi i pandemisë.
Al-Kaila tha se 14 vdekje u regjistruan në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë gjashtë në Kudsin Lindor, tre vdekje në Rripin e Gazës të bllokuar.
Ajo shtoi se 1.261 infeksione u regjistruan në Bregun Perëndimor, duke përfshirë 135 në Kudsin Lindor dhe 685 në Rripin e Gazës.
Shifrat e së martës rritën numrin e rasteve të përgjithshme në 78.838, me 72.168 rikuperime dhe 740 vdekje.