Covid-19/ Prej 5 dhjetorit nis vaksinimi masiv në Rusi, ja kush do ta marrin të parët ”Sputnik V”

Mos i humb

Në Moskë prej ditësh së nesërme do të nisë fushata e vaksinimit masiv kundër koronaviusit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus Serghei Sobyanin me anë të një njoftimi në blogun e tij.

“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme,” tha Sobyanin.

“Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor,” tha Sobyanin.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 28 145 raste të reja me Covid, numri më i lartë që prej nisjes së pandemisë sipas të dhënave të qendrës operative anticovid.

Të infektuarit deri tani në Rusi janë 2.375.546 persona. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 554, duke e çuar në 41.607 numrin total të viktimave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit