Luftëtari mercenar rus shpjegon operacionet e Wagner në Siri dhe Libi

Mos i humb

Marat Gabidullin, i cili pretendon se ka qenë me detyrë në kompaninë ruse të sigurisë Wagner, është shprehur se ushtarët mercenarë që punojnë tek Wagner në këmbim të pagesave të ndryshme marrin pjesë në konfliktet në Siri dhe Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gabidullin, ka bërë deklarata për faqen e lajmeve Meduza me qendër në Londër lidhur me librin që ai ka shkruar rreth Wagner dhe kompanisë Wagner për të cilën ai thekson se ka punuar për 4 vite.

Duke theksuar se pas ushtrisë ruse ka hyrë në një intervistë për të punuar në kompaninë Wagner, Gabidullin, tha se “Më pëlqeu se ishin të hapur dhe të drejtë. Na thanë hapur se do shkonim në luftë në vendet ku kishte interesa të shtetit tonë dhe se si pasojë e kësaj mund të humbisnim jetën”.

Gabidullin tha se kohët e fundit tashmë Wagner përdor “luftëtarë” që nuk janë profesionistë. “Më shumë se gjysma e personelit janë persona që shikojnë në luftë për herë të parë në jetën e tyre. Tashmë zyrtarët e lartë të Wagner veprojnë më shumë si biznesmenë se sa si një komandant. Kjo ishte një prej arsyeve kryesore që ne pësuam humbje të mëdha në Libi. Gjithashtu nuk u kryen punime të rregullta të terrenit. Komandantët, madje nuk kishin përllogaritur as mundësinë e përfshirjes së Turqisë në konflikte”, shtoi Gabidullin.

Duke u shprehur se se punonjësve të Wagner iu premtuan “shpërblime” në këmbim të fushave të naftës të sekuestruara, Gabidullin tha se “Në fund ushtarët nuk u besonin më komandantëve të tyre. Që nga 2018 e deri tani disa nga komandantët filluan të marrin gjysmën e pagesave të bëra për njësitë dhe pjesën tjetër ua shpërndanin luftëtarëve”. 

“Wagner bëri punën kryesore në Siri”

Pasi ka bërë të ditur se në vitin 2019 ka marrë një urdhër për të dërguar në Libi sirianët që luftonin kundër organizatës terroriste DEASH, Gabidullin informoi se “Kur mbërritën atje ato që dërgova më telefonuan dhe më thanë ‘komandant a mund të kryejnë këta akte kamikaze?‘. Cili njeri mund të bëjë një pyetje të tillë?”.

Gabidullin ka drejtuar kritika ndaj ushtarëve rusë me detyrë në bazën ushtarake Himejmim të Rusisë në Siri, dhe ka deklaruar se “Wagner bënin punën kryesore në Siri. Ndërsa ushtria e Sirisë ishte e pafuqishme. Disa komandantë rusë, për t’u dukur të suksesshëm deklaronin gënjeshtra ndaj eprorëve të tyre”.

Pasi ka vlerësuar deklaratën e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, që “Kemi arritur fitore kundër DEASH-it në Siri”, Gabidullin tha që “Ushtarët Wagner herë herë ndodhen ende në Siri kryesisht në zonën që njihet si ‘Shkretëtira e Bardhë’, ata marrin pjesë në konfliktet me DEASH”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit