Sulm racist ndaj një xhamie në Suedi

Mos i humb

Një xhami në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm ka qenë cak i një sulmi racist.
Në derën e xhamisë së Stokholmit është vizatuar një svastikë (kryq i thyer).

Presidenti i Qendrës Islamike në Stokholm, Ömer Mustafa, e dënoi sulmin në fjalë. “Nuk e di për të satën herë po sulmohet xhamia jonë. Siguria e qytetarëve nuk paska asnjë rëndësi. Sepse, kundër sulmeve të shumta, edhe pse administrata e xhamisë ka aplikuar për vendosjen e kamerave të sigurisë, ende nuk na është dhënë një leje e tillë. Kjo është mjaft trishtuese”, tha Mustafa.

Xhamia ku zakonisht muslimanët me prejardhje nga Lindja e Mesme dhe Afrika kryejnë adhurimet e tyre, gjatë 3 viteve të fundit iu nënshtrua 9 sulmeve të ndryshme. Javën e kaluar në derën e xhamisë ishte varur një kryq prej hekuri. Në xhami 5 herë më parë ishin vizatuar svastika me ngjyrë dhe dy herë në të ishin shkruar mbishkrime me përmbajtje islamofobike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit