Nigeri, 8.6 milionë fëmijë nuk mund të ndjekin shkollimin

Mos i humb

Rreth 8.6 milionë fëmijë në Nigeri nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve të brendshme dhe varfërisë.

Shkollimin në këtë vend nuk e ndjekin kryesisht fëmijët e fiseve nomade – Fulanët, si dhe fëmijët e familjeve që merren me bagëti, peshkim ose ferma. Arsyeja kryesore që fëmijët nuk mund të ndjekin shkollimin është varfëria, por gjithashtu edhe ndërrimi i vendbanimeve për shkak të konflikteve familjare.

Ministria e Arsimit e këtij vendi thotë se në një vend prej rreth 200 milionë banorësh, rreth 8.6 milionë fëmijë për arsye të ndryshme nuk shkojnë në shkollë.

Megjithatë, ata theksojnë se përqindja e fëmijëve që nuk ndjekin shkollimin është zvogëluar krahasuar me vitin 2016. Si arsye për rënien nga 10.5 në 8.6 milionë fëmijë, i atribuohet kohës kur në pushtet ka ardhur presidenti në detyrë, Muhammad Buhari.

Ministria gjithashtu deklaroi se në tre vitet e fundit janë marrë shumë aktivitete me fëmijë të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë.

Rreth 20 milionë fëmijë në botë nuk kanë mundësi për shkollim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit