Teksa në botë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në pothuajse 70 milion, Gjermania ka regjistruar infektime ditore 29.875 dhe 598 viktima, asnjëherë kaq shumë në një ditë.
Mundësia e fundit për të pasur nën kontroll situatën është një lockdown i ri’, ka thënë ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
Ai sqaron që nuk duhet pritur deri në Krishtlindje për të futur vendin në një shtetrrethim të dytë, që mund të ndikojë në uljen e infektimeve ditore me koronavirus.


