Rriten hyrjet nga pika kufitare e Kapshticës, për festat e fundvitit pritet…

Mos i humb

Pika Kufitare e Kapshticës ka regjistruar një rritje të hyrjeve të shtetasve nga Greqia. 

Në 24 orët e fundit 508 shtetas kanë hyrë nga Kapshtica së bashku me 160 mjete të tonazhit të rëndë.

Po ashtu me afrimin e festave të fundvitit, pritet që si gjithmonë të ketë një rritje të konsiderueshme të hyrjeve pavarësisht masave shtrënguese, kufizimeve dhe pandemisë.

Aktualisht pika kufitare e Kapshticës punon me 2 sportele teksa Greqia dy ditë më parë vendosi që të mbajë mbyllur këtë pikë me Shqipërinë deri më 7 janar.

Ndërkohë nga Greqia shtetasit mund të hynë si këmbësorë drejt Greqisë, teksa lejohen edhe kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit