”Tepër feministe”, Bashkia e Parisit gjobitet pasi ka më shumë gra në poste të larta, kryetarja: Jam e lumtur!

Mos i humb

Bashkia e Parisit është gjobitur nga Ministria e Shërbimeve Publike të Francës pasi ka emëruar në detyra të larta më shumë gra se sa burra.

Prej 2013 ligji e përcakton se duhet të ketë një barazi gjinore sa i përket punësimit në poste të larta në shërbimin publik, por Parisi e theu duke promovuar 13 gra kundrejt 5 burrave. Po ashtu ligji ndryshoi edhe në 2018. Në të dyja këto vite Bashkia e Parisit e theu ligjin duke kaluar limitin e përcaktuar.

“Menaxhimi i bashkisë së qytetit, krejt papritur, është bërë tepër feminist.”- tha me ironi krebashkiakja Hidalgo.

Në vitin 2013 Hidalgo caktoi në poste të larta më shumë gra në Bashki, plot 69% të tyre drejtoheshin nga femra, ndërkohë që ligji e lejonte deri në 60%. Gjithsesi kryebashkiakja pariziene e cilësoi gjobën nga Ministria si të rrezikshme dhe absurde.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit