Sulmi ndaj gazetës “Charlie Hebdo” në 2015 ku mbetën të vrarë 17 vetë, gjykata franceze dënon 14 persona

Mos i humb

FRANCË- Gjykata e Francës ka marrë dje vendimin për 14 persona që dyshoheshin se kanë qenë bashkëpuntore të sulmit terrorist në gazetën e Charlie Hebdo në vitin 2015.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë thënë se nga 14 personat që ishin të pandehur 11 janë pas hekurave ndërsa 3 janë gjykuar në mungesë.

Mes të dënuarve në munges është edhe ish-partnerja e sulmuesit kryesor të gazetës Amedy Coulibaly, Hayat Boumeddiene, e cila mendohet se është larguar drejt Sirisë. Hayat është dënuar me 30 vite burg.

Hayat Boumeddiene dhe Ali Riza Polat

Një i dënuar tjetër me 30 vite është edhe, krahu i djathë i Coulibaly, Ali Riza Polat. Ndërkohë që për të gjithë personat e tjerë janë dhënë dënime nga 5 deri në 10 vite burg për bashkëpunim dhe për mbështetje të sulmit terrorist që ndodhi në 2015.

Po çfarë ndodhi në 2015-ën?

Në 7 janar të vitit 2015 dy vëllezërit Cherif dhe Said Kouchi hapën zjarrë ndaj stafit të Charlie Hebdo duke vrarë 11 persona përfshirë këtu edhe 5 karikaturistët ndërsa një oficerë policie u vra jashtë ndërtesës së gazetës.

Dy ditë më vonë vëllezërit Kouachi u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Një autor tjetër kryesor i sulmit është edhe  Amedy Coulibaly i cili një ditë pas sulmit në Charlie Hebdo ka qëlluar për vdekje një oficere policie, dhe ka marrë peng një supermarket duke vrarë 1 punonjës dhe 3 klientë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit