Nënpresidenti i Turqisë Fuat Oktay ndihet keq gjatë fjalimit publik: Pagjumësi dhe lodhje!

Mos i humb

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay është ndjerë keq nga ana shëndetësore teksa mbante një fjalim. Nga Samiti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike që u mbajt në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, Oktay ka shfaqur probleme me shëndetin, ndërsa të pranishmit kanë ndërhyrë për ta ndihmuar.

Pasi pushoi për pak ccaste, Oktay u kthye përsëri në podium.

“Ashtu si thonë mjekët tanë, mendoj se ishte një shqetësim i vogël për shkak të pagjumësisë dhe lodhjes”, tha Oktay pasi bëri një pauzë të shkurtër.

Mjekët në kompleksin presidencial ishin të parët që reaguan pas shqetësimit të Oktay, ndërsa theksuan se ai ishte mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit