U arrestua për vrasjen e çiftit Pasho, del fotoja e ish-të dashurës së djalit. Ishte e fundit që i pa

Mos i humb

Vajza që shihni në foto është Elona Kalesha, ish-e dashura e djalit të çiftit Pasho nga Tragjasi i Vlorës, që u gjet i masakruar në Itali. Mësohet se ditën e sotme policia italiane vuri në pranga 36-vjeçaren. Arrestimi i saj është bërë me urdhër të lëshuar nga prokurorja Ornella Galeotti.

Ndaj ish-të dashurës së Taulantit, rëndojnë akuzat për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç.

Vajza e çiftit Pasho, Vitoria ka thënë se ka qenë Kaleshi ajo që ka parë prindërit e saj për herë të fundit, ndërsa ish-e dashura e Taulant Pashos ka mohuar një gjë të tillë. Vrasja në mënyrë makabre e çiftiti Pasho në Itali ka shokuar opinionin publik. Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme, ndërsa u zbuluan më 15 dhjetor.

Ekspertët e kriminalistikës thonë se mbetje të dy kufomave mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Çifti mendohet se është masakruar dhe trupat e tyre janë futur në disa valixhe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit