Indi, 1.67 milionë persona humbën jetën vitin e kaluar si pasojë e ndotjes së ajrit

Mos i humb

Është konfirmuar se ndotja e ajrit në Indi vitin e kaluar ka shkaktuar vdekjen e rreth 1.67 milionë personave.

Ekspertët nga Këshilli indian për hulumtime mjeksore, Fondi për shëndet publik të Indisë dhe Mbikëqyrja globale për shëndet dhe ndotje Boston Collegea hulumtuan ndikimin e ndotjes së ajrit tek njerëzit.

Sipas rezultateve të hulumtimit, 1.67 milionë njerëz humbën jetën në këtë vend vitin e kaluar për shkak të ndotjes së ajrit ndërsa u regjistrua një humbje financiare prej 36.8 miliardë dollarësh.

Ata që humbën jetën në Indi si rezultat i ndotjes së ajrit përbënin 17.8 për qind të totalit të vdekjeve vitin e kaluar.

Kostoja e sëmundjeve dhe vdekjeve të shkaktuara nga grimcat ndotëse në sistemin shëndetësor të vendit arrin në 12 miliardë dollarë.

“Reduktimi me sukses i ndotjes së ajrit në Indi do të japë një kontribut të rëndësishëm si në ekonomi ashtu edhe në shëndetin publik”, tha studimi.

Epidemiologu Philip John Landrigan i kolegjit të Bostonit, udhëheqës i ekipit kërkimor, tha se pasojat negative do të ishin afatgjata pa përpjekje për të zvogëluar ndikimin e ndotjes së ajrit në vendin e 1.35 miliardë njerëzve.

Landrigan theksoi se ndotja do të ketë efekte të thella në gjeneratën e ardhshme të Indisë, duke vënë në dukje se këto efekte do të rrisin rrezikun tek fëmijët e sotëm të zhvillojnë diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të frymëmarrjes.

Duke paralajmëruar se ndotja do të çojë gjithashtu në rënien e niveleve të inteligjencës së fëmijëve, Landrigan tha:

“Nëse nuk bëjnë asgjë për të zgjidhur problemin, do të jetë shumë e vështirë për Indinë të përparojë në aspektin social dhe ekonomik”.

Sipas të dhënave të Institutit për efektet shëndetësore, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit brenda dhe jashtë, janë shfaqur sëmundje të ndryshme fatale.

AirVisual, një organizatë ndërkombëtare për matjen e ndotjes së ajrit me seli në Zvicër, lëshoi ​​Raportin Botëror për Cilësinë e Ajrit më 25 shkurt.

Në raport theksohet se 21 qytete të Indisë kanë qenë në mesin e 30 qyteteve me më së shumti PM 2.5, duke treguar sasinë e mikrogrimcave që shkaktojnë ndotjen e ajrit në atmosferë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit