Trump dekoron me medalje Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Mos i humb

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dekoruar me medalje të dërguarin e tij për marrëveshjen Kosovë-Serbi Richard Grenell me medaljen e Sigurisë Kombëtare.

Njoftimin e ka bërë me dije ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin e tij socila Instagram ku edhe postuar fjalët e presidentit Trump në momentin e vendimit të tij.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.

https://www.instagram.com/p/CJMYDAWAUJv/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com&rp=%2Flajm%2Ftrump-dekoron-me-medalje-richard-grenell-te-derguarin-e-posacem-per-marreveshjen-kosoveserbi%3Fr%3Dread_more#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A5039.42499999539%2C%22ls%22%3A3514.354999992065%2C%22le%22%3A3659.654999995837%7D

Grenell kur është emëruar si I dërguar I posaçëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, po shërbente si ambasador I SHBA-së në Gjermani.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator dy dokumente për rregullim e raporteve ekonomike, në prani të Presidentit Donald Trump.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit