Të tjera detaje dalin në dritë nga arratisja e Riljan Lalës nga komisariati nr.1 në kryeqytet.
Mësohet se 30-vjeçari, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje u arratis nga ambientet e komisariatit teksa oficeri po bëhej gati që t’i merrte shenjat e gishtërinjve.
Po ashtu bëhet e ditur se i arratisuri ka përfituar nga fakti që i janë hequr prangat nga duart, për të vijuar me procedurën e parashikuar, ndërsa shoqërohej vetëm nga një efektiv policie, ndonëse rregullorja e parashikon që të jenë dy.


