Nga rritja e prodhimit tek eksportet, ministrja Ekonomi bën bilancin: Sektori i bujqësisë zë deri në 20% të PBB-së

Mos i humb

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi gjatë fjalës së saj në konferencën e përjavshme ‘Ekonomia në Fokus’, deklaroi se bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm.

Në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrja tha se ky sektor zë deri në 20% të prodhimit të brendshëm bruto.

Teksa theksoi se në vendin tonë është rritur prodhimi bujqësor, Ekonomi tha se është rritur dhe eksporti.

“Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, Jep 18% të prodhimit të brendshëm Bruto. Kur bëjmë krahasimet mes 2013-2019, shohim se prodhimet janë rritur. Përveçse kemi prodhuar, kemi eksportuar fortë. Eksportet janë rritur 145%. Raporti mes importeve dhe eksporteve ka ardhur duke u përmirësuar. Sot prodhimet tona shkojnë në 75 vendet të BE dhe në territor më të largëta, si Kina dhe Hong Kongu. Një sektor tjetër me rëndësi është dhe sektori i peshkimit. Sa i takon investimeve të klasës së fermerëve, qeveria angazhoi fonde prej 9.5 mld lekë për të bërë të ujitshme tokën. Një lajm i rëndësishëm, së bashku me BE në janar të këtij viti ka filluar vendosja e blu-bosk në anijet e peshkimit.”, tha Ekonomi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit