Izraeli dhe Sudani do të nënshkruajnë marrëveshjen e normalizimit brenda 3 muajve

Mos i humb

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Sudanit do të nënshkruhet brenda 3 muajve të ardhshëm në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për televizionin izraelit Ynet, Cohen bëri vlerësime rreth vizitës së tij zyrtare në Khartoum disa ditë më parë për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve të arritur mes dy vendeve.

Ai bëri të ditur se vazhdojnë punimet mbi draftin e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Sudanit për normalizimin e marrëdhënieve. “Brenda 3 muajve në Washington pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit për marrëveshjen e paqes Izrael-Sudan”, tha Cohen.

Ndërsa në një intervistë për gazetën Israel Hayom, Cohen tha se hapi reciprok i Izraelit dhe Sudanit për hapjen e ambasadës do të vijë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Washington.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë më 23 tetor 2020, njoftoi se Sudani arriti marrëveshje për paqe dhe normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Përpara kësaj në një deklaratë të bërë nga Shtëpia e Bardhë, Trump njoftoi se kishte nënshkruar vendimin e tij për të hequr Sudanin nga lista e “vendeve që ofrojnë mbështetje për terrorizmin”.

Delegacioni izraelit zhvilloi një vizitë në Khartoum, ku u takua me Kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, gjeneralin Abdel Fattah Al-Burhan dhe ministrin e Mbrojtjes, Yassin Ibrahim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit