SHBA-ja regjistron mbi 152 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, rreth 3900 të vdekur

Mos i humb

SHBA-ja vijon të ketë shifra shumë të larta ditore të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 152 478 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 3.943 të vdekur sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Të dhënat e reja çojnë bilancin e të infektuarve në 25.598.061 persona dhe 429.195 të vdekur që prej nisjes së pandemisë.

epa08957012 Nurse Ann Lawani looks through the window of a COVID-19 patient’s room in the ICU (Intensive Care Unit) of the Sharp Coronado Hospital, amid coronavirus pandemic in Coronado, west of San Diego, California, USA, 20 January 2021 (issued 22 January 2021). EPA/ETIENNE LAURENT ATTENTION: This Image is part of a PHOTO SET

SHBA-ja është e para në botë, e ndjekur më pas nga India me 10,701,193 të infektuar dhe 153,847 të vdekur. Në vend të tretë është Brazili me 8,996,876 të infektuar dhe 220,161 të vdekur.

Deri tani në SHBA janë shpërndarë 47.230.950 doza vaksina kundër Covid-19 nga të cilat janë bërë 24.652.634 doza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit