Lëvizja kryengritëse Huthi në Jemen pohon se forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 17 sulme ajrore në provinca të ndryshme të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Saba, e afërt me lëvizjen pro-iraniane Huthi, duke iu referuar burimeve ushtarake njoftoi se provincat Saada, Marib dhe El-Yevf kanë qenë shënjestra të sulmeve ajrore të kryera nga forcat e koalicionit.

Ata nuk dhanë informacione për viktima apo të plagosur. Forcat e koalicionit nuk i komentuan akuzat.
Jemeni ka qenë skenë e konflikteve dhe dhunës që nga viti 2014 kur lëvizja rebele Huthi mori kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Konflikti shpërtheu një vit më pas kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë qëndruan pas qeverisë jemenase dhe filluan të kryejnë sulme mbi pozita të kryengritësve.


