3 punonjëse rezultojnë pozitive me COVID, mbyllet për dy javë kopshti nr.7 në Vlorë

Mos i humb

Kopshti numër 7 në Vlorës është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH).

Bëhet me dije se kopshti është mbyllur pasi tre punonjëse të këtij institucioni kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Mësohet gjithashtu se pjesa tjetër e stafit do të qëndrojnë në karantinë 14 ditore.

Po ashtu, kopshti do të jetë i mbyllur për një periudhë 2 javore.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënua një shifër e lartë infeksionesh, 1007 raste të reja nga 3849 testime të kryera, prej të cilave 51 raste u shënuan në qytetin e Vlorës.

Numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 80,941 në vendin tonë, prej të cilave 30,579 raste janë aktive.

Gjithashtu 6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit si pasojë e këtij virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjes së jetëve në 1404.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit