“SHBA-të ose nuk e kuptojnë Sirinë, ose me qëllim ndërmarrin hapa provokuese”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke kritikuar përpjekjet e SHBA-ve për formimin e forcës së sigurisë në kufirin e Sirisë me Turqinë dhe me Irakun, ka deklaruar se SHBA-të ose nuk i kuptojnë dinamikat e ndryshme në Siri, ose me qëllim ndërmarrin hapa provokuese për situatën.

Lavrov, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas një takimi në Moskë me homologun e tij jemenas, Abdulmelik el-Mihlaf, ka folur për zhvillimet e fundit në Siri. Sipas tij, SHBA duke përdorur kurdët po përpiqet të kontrollojë kufirin e Sirisë me Turqinë.

“SHBA që prej një kohe po përpiqet të krijojë një qeveri alternative kundër regjimit në një pozitë të gjerë gjeografike në Siri. Sigurojnë armë moderne për ata që bashkëpunojnë me ata kryesisht për FDS-në të përbërë nga milicët kurdë”, tha Lavrov.

Pasi ka rikujtuar se në kuadër të planit nga SHBA-të janë hedhur edhe hapa për formimin e forcës së sigurisë në kufirin e Sirisë me Turqinë dhe me Irakun, ministri Lavrov ka theksuar se, “Më pas për të refuzuar këtë informacion janë bërë disa deklarata të paqarta nga SHBA. Por kanë vazhduar aktivitetet për formimin e kësaj strukture. SHBA-të ose nuk i kuptojnë dinamikat e ndryshme në Siri, ose me qëllim ndërmarrin hapa provokuese për situatën”.

“SHBA-të vazhdojnë të promovojnë në mënyrë aktive separatizmin midis kurdëve, duke injoruar natyrën e ndjeshme dhe dimensionet rajonale të çështjes kurde”, tha ndër të tjera Lavrov, duke akuzuar SHBA-të se kryen presion ndaj kurdëve në Siri që të mos kontaktojnë me regjimin.

Më tej, kreu i diplomacisë ruse duke mbrojtur idenë e tij se edhe Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara tregohet i njëanshëm, është shprehur se, “Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që kërkon të diskutojë zhvillimet në Siri, vazhdon të mos shikojë aktivitetet e SHBA-ve në Raqqa”.

Lavrov ka shtuar se kurdët janë ftuar edhe në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Soçi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit