Balla në Elbasan: Ne jemi votuar për të punuar dhe përfaqësuar qytetarët, jo për gërhitje dhe baltë

Mos i humb

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqërur nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja panë nga afër puninet që po kryhen për rehabilitimin e hapsirave mes pallateve në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla deklaron se Partia Socialiste është votuar për të punuar dhe përfaqësuar qytetarët, ndërsa për lloqe, baltë, zhurmë, naze, saze dhe gërhitje të gjithë e dinë kush është.

Sistemimi i kësaj lagjeje parashikon shtrimin me asfalt të rrugëve, rehabilitimin e trotuareve, vendet e parkimit, ndriçimin, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.

Po ashtu është parashikuar që të krijohen hapësira shlodhëse, gjelbërim dhe kënde lojërash.

Projekti gjithashtu ka parashikuar sistemimin e nëndheshëm të linjave të internetit për t’i dhënë fund rrjetave të krijuara në ajër.

Postimi i plotë:

#PunëJoGjumë

*Elbasan🟢VIJON PUNA PËR TRANSFORMIMIN E PLOTË TË SHESHEVE MES PALLATEVE DHE RRUGICAVE NË ELBASAN. NE JEMI VOTUAR PËR TË PUNUAR DHE PËRFAQËSUAR, ndërsa për lloqe, baltë, zhurmë, naze, saze dhe gërhitje e dini kë kemi😉

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit