Kroaci/ Mbërrijnë 25.200 vaksina nga Moderna dhe AstraZeneca

Mos i humb

Kroacia ka siguruar 25.200 doza vaksinash nga kompanitë Moderna dhe AstraZeneca, të cilat do të përdoren për të vaksinuar grupet më të rrezikuara do të fillojë sot në Kroaci.

Dozat e para do të dërgohen në rajonet e Dalmacisë dhe Slavonisë me qëllim vaksinimin e grupeve më të rrezikuara të popullsisë.

Mirëpo, Partia Kroate e Pensionistëve (HSU) e konsideron vaksinën e AstraZeneca-s si joefektive, duke kërkuar që ajo të mos u jepet personave mbi 65 vjeç.

Nga kjo parti theksojnë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca me disa kufizime sa i përket efektivitetit të saj, veçanërisht për popullatën e moshuar, ndërsa disa qeveri evropiane kanë vendosur të mos e përdorin këtë vaksinë për të moshuarit.

Nga ana tjetër, Instituti Kroat i Shëndetit Publik thotë se nuk është racionale të refuzohet kjo vaksinë, e cila, siç thonë ata, zhvillon imunitet ndaj koronavirusit pas dozës së dytë me 82 për qind efikasitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit