Probleme në Shkodër nga përmbytjet/ Rruga e Obotit e pakalueshme me mjete të larta, 2 shtëpi në ujë

Mos i humb

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të jetë me probleme, ku sipërfaqja totale e përmbytur është 3685 hektarë.

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.58 m.(Kuota max 6.30 m).

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 3cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.73 m.

PERMBYTJET NE SUKTH – Nje shtepi e permbytur pas daljes nga shtrati te lumit Erzen, ne fshatin Sukth i ri, ne Durres. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjith vendin. /r/n/r/nFLOODS IN SUKTH – A man looks at his flooded home in the village of Sukth in Durres. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in Albania had no power or water.

(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m).

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasia niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe në këtë zonë janë 2 shtëpi të përmbytura. Gjithashtu rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

Rruga Goricë është e kalueshme me vështirësi, me mjete të ulta,  pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20 cm.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. Në këtë zonë 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.  Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit në fshatin Ganjollë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit