Sulm me bombë në Afganistan, 4 të vdekur

Mos i humb

Së paku katër pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në provincën Herat në perëndim të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori Sayed Vahid Katali deklaroi për media se është kryer sulm me bombë mbi një automjet të forcave të sigurisë të cilat siguronin hekurudhën Iran-Afganistan në rajonin Deh Surh.

Katali tha se në sulm humbën jetën së paku katër pjesetarë të forcave të sigurisë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit