TIRANË– Situatë kritike për shkak tëkoronavirusit në vendin tonë.
Për shkak të mbushjes së kapaciteteve, spitali Covid 2, do të mbyllë dyert dhe nuk do të pranojë asnjë pacient të ri të infektuar me koronavirus.
Në spital do të pranohen pacientë të tjerë vetëm nëse humb jetën ndonjë nga të shtruarit ose shërohet dikush.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit.
Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa të shtruarit në spitale ka kaluar 500.
Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi sot hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.


