Kryeministri Edi Rama merr pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit në Qarkun e Shkodrës.
Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”.
Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia.

Të paret që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.
Manastirliu ka deklaruar se sot do të bëhen 150 vaksinat e para ndërsa do të marrin injektimin edhe një grup mjekësh e infermierësh nga Lezha.
Më tej do të transferohen për tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër për ët nisur vaksinimin tek kjo grupmoshë sipas planit.
Manastrilu: Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër.
Kemi organizuar punën për vaksinimin e mjekëve. 150 vaksinat e para sot.
Por në ditët e e ardhshme do të shtohet, do të jemi edhe në azilin e Shkodrës.
Fillon me listë emërore dhe sipas sistemit që kush vaksinohet. Vaksinuesit janë të trajnuar.
Më vonë do të vaksinohen edhe mjekët e spitalit të Lezhës më pas edhe tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër.


