Pas Kurtit, ambasadori i SHBA në Kosovë takon dhe Vjosa Osmanin: Diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot dhe ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me kreun e VV Albin Kurti.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.

“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re.

Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.

Kosnett Osmani 1

Kujtojmë se Osmani dhe Kurti janë në aleancë dhe kreu i VV e ka prezantuar kryetaren e parlamentit si presidentja e ardhshme e Kosovës.

Osmani me disa pasues kanë qenë në listat e VV për zgjedhjet parlamentare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit