Dy persona kanë humbur jetën pasi Greqia u godit nga fenomeni “Medea” dje dhe sot.
Mësohet se viktimat janë një 56-vjeçar çoban në ishullin Evia dhe një 80-vjeçar në Kretë.

Sipas mediave greke, ata pësuan atak kardiak në zonë të bllokuar nga dëbora dhe ishte e pamundur të ofrohej ndihma e parë.
Ndërkohë për shkak stuhisë së borës dhe temperaturave të ulëta janë pa ujë dhe pa korrent shumë zona të Atikës dhe të qendrës së Athinës.


