Lehtësohet situata tek Spitali Infektiv, përgjysmohet numri i urgjencave COVID. Në Sanatorium situata mbetet e rënduar

Mos i humb

Një situatë më e qetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së djeshme.

Gazetari Skëndaj tha se ka një rënie të urgjencave me COVID-19 që vijnë në Infektiv, ndërkohë që shtretërit janë thuajse totalisht të zënë.

“Sot duket sikur ka një situatë më të relaksuar, krahasuar me 24 orët e djeshme ku pati një panoramë dramatike para spitalit Infektiv në pritje të një vendi në urgjencë.

Sot numri i ambulancave për të njëjtën njësi kohe duket se është i përgjysmuar.

Që prej orës 10:30 që ndodhem këtu, numërohen në 2.30 minuta 10 ambulanca. Ndërkohë që dje për një orë e 30 minuta ishin 15 ambulanca.

Sa i përket shtrimeve, spitalin vijon të jetë thuajse totalisht i mbushur. Sapo lirohet një vend, referohet një urgjencë mjekësore dhe vendi zihet menjëherë.

Janë nxjerrë disa raste nga spitali COVID 1 për në spitalin COVID 3 në gjendje pak më të mirë.

Për spitalin COVID 4 nuk ka informacion të saktë për numrin e personave që trajtohen atje por dimë që nuk është një spital për trajtimin, por post COVID.

Në Sanatorium situata mbetet e rënduar. Me një numër shtretërish të kufizuar, me 220 shtretër të zënë. Urgjencat në Sanatorium janë dukshëm më të ulëta se në Infektiv pasi 75% e urgjencave për Tiranën dhe Jugun referohen në Spitalin Infektiv.

Dita e sotme duket pak më e lehtësuar”, tha gazetari

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit