Protesta në Mianmar, bllokohet trafiku teksa tubimet e mëdha rifillojnë

Mos i humb

Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Mianmar, pavarësisht shqetësimit të Kombeve të Bashkuara mbi dhunën e mundshme që mund të ushtrohet nga forcat e sigurisë kundër protestuesve që protestojnë grusht shtetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas disa ditësh relativisht të qeta, oponentët thirrën për një marshim miliona personash në qytetin më të madh Yangon dhe pjesë të tjera të vendit.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Mianmar lëshoi një njoftim të martën në mbrëmje duke shprehur shqetësim mbi dhunën e mundshme.

Rrugët në Yangon u bllokuan teksa protestuesit lanë automjetet e tyre me kapakun e hapur.

“Kjo është një fushatë për të protestuar ata që ende nuk janë bashkuar me lëvizjen e mosbindjes civile”, tha Thuta, një staf i një kompanie private, i cili la automjetin e tij pranë Universitetit Yangon.

“Qindra automjete janë lënë në të njëjtën kohë në kryqëzimet dhe urat kryesore, duke bllokuar rrugët dhe duke parandaluar njerëzit të shkojnë në punë”, tha ai për AA.

Biçikletat po ashtu u panë duke u lënë në një kryqëzim kryesor të qytetit në një përpjekje për të bllokuar autobusët që transportonin personelin qeveritar në zyrë.

Mediat lokale theksuan se fushata e automjeteve të prishura po ashtu po zhvillohej në një rrugë të madhe tregtare në shtetin Shan në kufi me Kinën në verilindje.

Duke cituar një zyrtar të doganës kufitare, raportet thanë se tregtia me Kinën, partneri më i madh tregtar i vendit, arritën thuajse në një ndalim të plotë në Muse, një qytet i madh kufitar.

Radhët e gjata të maunëve mund të shihen në rrugën që çon për në Kinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit