Një tërmet prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit tronditi Indonezinë.
Agjencia indoneziane për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG) njoftoi se tërmeti goditi zonën e Bantenit në ishullin Java ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.
Ndërkohë, Enti Gjeologjik Amerikan (USGS) tha se qendra e tërmetit prej gjashtë ballësh është regjistruar të jetë 40 milje në jug nga Binuangeuni.
Akoma nuk ka të dhëna për dëmet dhe viktimat eventuale./Rtv Drita/


