Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Mos i humb

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin.

27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit