Dalin pamjet, nga thyerja e derës te vjedhja e 13 celularëve, hajdutit ju deshën 3 minuta

Mos i humb

Këtij të riu nuk i janë dashur më shumë se tre minuta për të hapur me sqepar derën e telefonit të celularëve në Vlorë, ku edhe  mori 13 aparatë celularë dhe u largua.

Hajduti me maskën anti-Covid, kapele dhe kapuçin e trikos sipër mbërrin para dyqanit  në bulevardin Vlorë-Skelë, në orën 03:29 minuta të mëngjesit.

Pasi hap derën  kryesore prej xhami me sqepar duke e lëshuar të gjithën në tokë, ai futet në dyqan mbledh me shpejtësi 13 celularë të vendosur në vitrinë, i fut në xhepa dhe largohet me vrap.

E gjithë grabitja është kryer në tre minuta.

Hajduti ëhstë filmuar nga kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë dyqanit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit