Në Iran me vdekjen e 81 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 60.867, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë e Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend 81 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, janë shënuar 8.554 raste të reja dhe 797 nga këta janë hospitalizuar.
Gjithashtu ajo bëri të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 shkoi në 60.867, kurse numri i rasteve shkoi në 1.706.559.
Duke deklaruar se 3.811 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdes intensiv, që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 shkoi në 1.456.759.
Lari gjithashtu tha se në Iran që ka një popullsi rreth 83 milionë banorë deri më sot janë bërë 11.402.162 teste të COVID-19.
Ajo tha se sipas situatave të rrezikut në vend 11 qyteza janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq”, 32 qyteza si zona “portokalli”, 251 qyteza si zona të “verdha” dhe 154 qyteza si zona “blu”.


