Gjatë sulmit të disa personave të panjohur mbi një konvikt në Nigeri, janë rrëmbyer një numër i madh i nxënësve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisari për siguri dhe çështje të brendshme në shtetin federal Kaduna, Samuel Aruwan tha se disa persona të panjohur mbrëmë sulmuan Kolegjin federal për mekanizim pyjor në Mandu.
Aruwan tha se shumë nxënës janë rrëmbyer, por se ende nuk kanë të dhëna të sakta se për sa persona bëhet fjalë.
Komisari shtoi se në terren janë shumë njësi të forcave të sigurisë. Disa media lokale njoftojnë se janë rrëmbyer vetëm nxënëse.
Gjatë sulmeve që persona të armatosur kryen vitin e kaluar në Kaduna, humbën jetën 937 persona ndërsa 1.972 të tjerë u rrëmbyen.
Nga janari në Nigeri janë rrëmbyer nxënës në tri shkolla. Për shkak të sulmeve të shpeshta në disa shtete federale është ndërprerë mësimi.


