Lideri i Partisë Demokratike, Luzlim Basha në një vizitë në fshatin Novoselë të Vlorës, zhvilloi një bisedë me banorët e zonës.
Basha theksoi, se shqiptarët janë të bashkuar për ndryshim dhe se PD ka si qëllim të hapë për bizneset e vogla, siç janë fabrikat e vajit të ullirit në Novoselë, tregje evropiane. Po ashtu, ai tha se ashtu siç u bë realitet lëvizja pa viza në Evropë, ashtu do të vijohet përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Lulzim Basha: Të gjithë duhet të bëhemi baskë se ndryshimi vjen vetëm me votë. Po qëndrove në shtëpi duke u lutur nuk sjell gjë. Të gjithë tek kutitë e votimit me 25 prill, sepse shqiptarët janë të bashkuar për të ndryshuar dhe do të ndryshojë. Nga Shkodra në Vlorë, e shoh që ka nisur ndryshimi. Detyra jonë është që këtë ndryshim ta bëjmë real me votën më të madhe popullore që ka njohur vendi. Duhet të hapen sa më shpejt tregjet e Evropës, e për këtë duhet ë shpejtojmë procesin e negociatave, sepse Shqipëria ka tetë vite në vendnumëro, sepse kanë ngecur negociatat. Kur qeveria punon për njerëzit dhe ju e ndihni përfitimin. E mbani mend kur hoqëm vizat, ne duam ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE, kjo është garancia. Rama tetë vite nuk bëri asnjë hap përpara. Në veçanti duhet angazhimi i nënave dhe grave shqiptare.
Banori 1: Hera e parë që një kandidat për kryeministër vjen në fshatin tonë.
Lulzim Basha: Të faleminderit!
Banorja 2: Populli të mos bëj sehir por të ngrihet, të japi votën.


