Një video e frikshme po bën xhiron e rrjetit në këto momente. Në të shfaqet, Jay Brewer, personi që kujdeset për gjarpërinjtë.
Mirëpo, edhe pse ështe ekspert, duket se ai nuk i ka shpëtuar këtë momentu fatal. Ai shihet duke shmangur një sulm nga një piton.
“Uau! Sapo sytë e mi u zhvendosën nga gjarpri, shihni sa i zgjuar është ky gjarpër? Në sekondën që zhvendosa sytë, ajo e dinte që nuk isha gati të largohesha”, tha ai në klip pasi gjarpri gati t’i kapte fytyrën.
Incidenti ndodhi gjatë një skene live në Instagram, të cilën Brewer e ndau më vonë në llogarinë e tij, dhe la shumë shikues të tronditur.
Ndërsa shumë kërkuan që Brewer të ishte i kujdesshëm, të tjerët theksuan se si ai qëndroi i qetë edhe pas një takimi kaq të ngushtë.


