Ambasadorja amerikane mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gjeneral Sallakut: E tronditur. Patëm nderin ta njohim këtë patriot. Iku shumë herët

Mos i humb

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shprehet e tronditur dhe e pikëlluar për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallakut, i cili nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.

Ambasadorja e SHBA thotë se ajo dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin ta njohin këtë patriot dhe të punojnë me të.

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallakut.

Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin.

Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushoftë në paqe!”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim Tw

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit