Nga Lushnja, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish për protestën e kontrollorëve të Albcontrol, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me aeroportin e Rinasit.
Sipas Bashës, Rama vuri veten mbi shqiptarët.
“Edhe kjo që po ndodh në aeroport është dështimi i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari.
Dua ti referohem atyre nënave që takova, Ora po vjen, dita po vjen.”-tha Basha në Lushnje.
Kujtojmë se fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës, ndërsa sot do të nisin vetëm fluturimet esenciale.


