Bujar Leskaj dhe kandidatet e Vlorës takohen me banorët e Berdeneshit: Shteti ka përgjegjësi nga mungesa e politikave motivuese!

Mos i humb

Takimi me banorët e fshatit Berdenesh të Sarandës, ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Demokratike Bujar Leskaj.

Në shoqërinë edhe të kandidatëve Ina Zhupa dhe Jolio Dine, Leskaj ka folur nga afër me banorët ku ka dëgjuar dhe problemet e tyre, për të cilat është angazhuar t’u japë zgjidhje me ardhjen në pushtet te Partisë Demokratike.

Për kandidatin për deputet Jolio Dine, problemet e Berdeneshit janë jetësore dhe këto mungesa të mëdha për ta janë pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria aktuale.

Nga krahu tjetër, Leskaj ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit për largimin e rinisë shqiptare dhe ardhjen e emigrantëve si fuqi punëtore.

Leskaj ka thënë se largimi i të rinjve është përgjegjësi e shtetit, nga mungesa e politikave motivuese.

Për banorët e Berdeneshit, politikat e qeverisë Rama kanë qenë dëmtuese dhe jo në favor të tyre.

Ata thonë se në 8 vite për ta nuk është bërë asnjë investim, jo vetëm për Berdeneshin, por për gjithë Sarandën.

Banorët e Bredeneshit kanë dhënë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe programin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit