Presidenti Ilir Meta denoncoi në një konferencë për media se në disa bashki të Qarkut të Korçës është vjedhur identiteti i njerëzve të thjeshtë, nga persona me rekorde kriminale.
Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.
“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.
Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas.
Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut.
Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.
LIVE – Konferencë për shtyp https://t.co/nmzjZSKvSm
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 15, 2021