Nëse njerëzve në Zvicër doza e dytë e vaksinës kundër Covid-19 u injektohet deri në gjashtë në vend të katër javëve pas së parës, kjo do të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.
Kështu shkruan task forca shkencore federale në një prezantim të saj të publikuar sot nga mediat zvicerane.
Kjo do të thoshte që më shumë njerëz do të merrnin dozën e parë dhe kështu do të sigurohej më shumë mbrojtje kundër koronavirusit, thonë në Task Forcën shkencore federale të Zvicrës.
Nëse ndiqet kjo logjikë, kemi një “përfitim të përgjithshëm shoqëror” prej 1.5 miliard frangash zvicerane.
Kjo përbën një përfitim prej 50 milionë frangash në ditë, që do të vinte si rezultat i përshpejtimit të vaksinimit, sipas Task Forcës.
Jo vetëm intervali i zgjatur midis dy dozave mund të përshpejtojë fushatën, por edhe përdorimi sa më i shpejtë i dozave të dorëzuara, shton Task Forca në njoftimin e saj të publikuar në internet.