Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vendin tonë, teksa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Meta gjatë konferencës ka publikuar një video nga qyteti i Shkodrës, ku sipas tij është arrestuar nga policia një grup personash që blinin vota. Meta tha se këto janë provat sesi Partia Socialiste po shet dhe blen vota.
Pjesë nga prezantimi i Ilir Metës:
Ilir Meta: Ja si blihen vota në Shqipëri… I kapin policët e ndershëm, ja si mësohen sesi do të votojnë, ja.
Pjesë nga video: Pse ke thënë që jam në Tiranë, i vjetër për me ble vota.
Jo unë, janë të këtij, i blen ky.
Mos të ta dëgjoj më zërin.
Meta: E mbyllim, kalojmë te tjetra.
LIVE – Konferencë e jashtëzakonshme për mediat. https://t.co/XJ9LVNoas8
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 22, 2021