Mesazhi i fortë i Yuri Kim: “Elbasani” s’duhet të përsëritet, koha e grupeve të armatosura ka mbaruar

Mos i humb

Ambasadorja amerikane në ventin tonë ka reaguar pas ndjesës publike të kandidatit për deputet të PD Xhelal Mziu, i cili një ditë më parë deklaroi se ata që vjedhin votat do të kenë fatin e Pjerin Xhuvanit, qe u vra dy ditë më parë në Elbasan.

Pas kësaj deklarate Mziu përmes një video shprehu ndjesë publike dhe tha se ai është kundër dhunës dhe është pro zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë sot Yuri Kim ka mirëpritur pendesën e Xhelal Mziut ndërsa shtoi se dhuna në Elbasan nuk mund të justifikohet.

Sipas ambasadores amerikane ditët e grupeve të armatosura që “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës.

REAGIMI

Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë këtë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit